Rritet numri i vdekjeve në Gjermani dhe Belgjikë nga vërshimet

Rritet numri i vdekjeve në Gjermani dhe Belgjikë nga vërshimet

Në Gjermani, autoritetet thonë se të paktën 103 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet – 43 në Nordrhein-Westfalen dhe të paktën 60 në Rheinland-Pfalz, transmeton Insajderi.

Qindra njerëz ende raportohen të zhdukur nga moti i dobët që është duke mbretëruar në këtë shtet.

Në anën tjetër, numri i të vdekurve nga përmbytjet në Belgjikë është rritur në 23, raporton BBC.

Në rajonin e Wallonia, më shumë se 41,000 familje janë pa energji.

Në Liège, autoritetet kanë ngritur një qendër reagimi ndaj krizave për të strehuar njerëz që janë zhvendosur nga përmbytjet.

Zyrtari komunal, Julie Fernandez, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se Qendra kishte pranuar rreth 250 familje./Insajderi.com