Numri i njerëzve të vrarë nga cikloni që ka goditur Fixhin në fundjavë, ka arritur në 29.
Rreth 8,500 njerëz mbeten ende të strehuar në qendra të evakuimit.
Cikloni Winston ka rrafshuar shumë ndërtesa në ishujt Viti Levu dhe Koro.
Ai ka sjellë erëra mbi 320 kilometra në orë, shira të furishëm dhe valë deri në 12 metra.
Zyrtarët kanë thënë se ky ka qenë cikloni më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në hemisferën jugore të Tokës.
Kryeministri i Fixhit, Voreqe Bainimarama, ka shpallur gjendje të fatkeqësisë natyrore, e cila do të zgjasë një muaj./REL