Rritet numri i të vrarëve nga sulmi në Spanjë

Rritet numri i të vrarëve nga sulmi në Spanjë

Numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin terrorist në Spanjë ka arritur në 14, njofton The Guardian.

Dy nga të vrarët tashmë janë identifikuar: Bruno Gulota, një 44 vjecar, baba i dy fëmijëve, dhe Elke Vanbockrijk, nga Belgjika.

Policia spanjolle po vazhdon kërkimet për Moussa Oukabir, për të cilin ata besojnë se ka qenë drejtues i furgonit në sulmin në Barcelonë. Ai është vëllai i vogël i Driss Oukabir, një nga personat e arrestuar deri më tani për këtë rast.

Sulmin në Barcelonë, që la të lënduar rreth 100 persona, e kanë dënuar liderët e shteteve të fuqishme botërore./Insajderi.com