Të paktën 150 mijë civilë për shkak të operacionit në Dera të regjimit të Bashar Al-Asadit dhe mbështetësve të tij, u detyruan të migrojnë në kufirin me Jordaninë d" />

Rritet vala e migrimit të detyruar në jug të Sirisë

Rritet vala e migrimit të detyruar në jug të Sirisë

Të paktën 150 mijë civilë për shkak të operacionit në Dera të regjimit të Bashar Al-Asadit dhe mbështetësve të tij, u detyruan të migrojnë në kufirin me Jordaninë dhe Izraelin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë) sulmet e regjimit dhe mbështetësve të tij drejt Dera-s shkaktuan që të paktën 150 mijë civilë të migrojnë drejt Jordanisë dhe Lartësitë Golan e cila gjendet nën okupimin e Izraelit.

Gazetari i AA-së në Dera njoftoi se shumica e civilëve kanë ikur në kufirin me Jordaninë, por për shkak se qeveria e Amanit nuk lejoi hyrjen e tyre mundohen të jetojnë në fushat afër kufirit.

Ndërsa refugjatët në kufirin e Lartësive të Golan-it hapën pankarte me mbishkrime “Duam mbrojtje dhe rajon të sigurtë”, “Mbyllja e kufijve për refugjatët është krim njerëzor”. Vazhdon edhe më tutje migrimi i qytetarëve të Dera.

Provincat Dera dhe Kunejtra në jugperëndim të shtetit ishin njëra prej 4 zonave të deeskalimit të formuara në muajin maj të vitit 2017 nga garantuesit e procesit të Astanës, Turqia, Irani dhe Rusia.

Rusia, SHBA-të dhe Jordania dy muaj më pas, Deran dhe Kunejtran i përfshinë në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë. Edhe SHBA-të kishte ndërprerë ndihmat për opozitarët në rajon, të cilët i mbështeste.

Përkundër të gjitha paralajmërimeve të SHBA-ve, regjimi dhe mbështetësi i tij Irani pas përfitimeve në pjesën qendrore të shtetit, më 20 qershor filluan operacion ndaj qytetit Dera për të marrë nën kontroll edhe jugun.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kishte paralajmëruar se jeta e 750 mijë personave në qytetin Dera është në rrezik dhe se 45 mijë persona janë detyruar të zhvendosen nga vendet e tyre.

Jan Egeland, Përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, dje në një deklaratë njoftoi se janë shënjestruar 5 qendra të shëndetësisë.

Në sulmet në dy ditët e fundit në rajon humbën jetën 55 persona.