Rritet vlera e Muricit – Ja sa vlerësohet nga “Transfermarkt”

Rritet vlera e Muricit – Ja sa vlerësohet nga “Transfermarkt”

Pas Milot Rashicës, edhe vlera e portierit të Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, është rritur.

Muric tani vlerësohet me 2 milionë euro në tregun e transferimeve.

Në faqen e specializuar për vlerësimin e lojtarëve “Transfermarkt”, vlera e Arijanet Muricit tani është rritur në 2 milionë euro, kurse më 19 dhjetor të vitit të kaluar ishte 1 milionë euro. Pra, vlera e 20 vjeçarit është rritur për 1 milionë euro.

Kështu, Aro bëhet futbollisti i nëntë më i shtrenjtë te Përfaqësuesja e Kosovës.

Me të njëjtën shumë vlerësohen edhe Donis Avdijaj e Bernard Berisha, teksa Milot Rashica me 20 milionë euro – vlerësohet si lojtari më i shtrenjtë i “Dardanëve”.

Muric deri më tani ka zhvilluar 5 ndeshje me fanellën e Kosovës dhe është shndërruar në titullar të padiskutueshëm.

Ai gjithashtu është pjesë edhe e kampionit të Premier Ligës, Manchester City./Insporti.com