Akoma nuk është bërë zyrtare, por tanimë kanë rrjedhur fotot e para të Bersant Celinës, me fanellën e klubit të tij të ri, Dijon.
Raportime për transferimin e tij nga Swansea tek Dijon ka pasur gjatë gjithë javës, ndërsa reporter e gazetarë te njohur në Wales, kanë raportuar se marrëveshja ishte arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij tek klubi francez, njofton Insajderi.
Sot, me datë 9, Celina mbush 24 vjet dhe po në këtë ditë pritet edhe konfirmimi nga klubet për transferimin e tij.
Celina ishte i grumbulluar së fundi me Kosovës, duke u paraqitur në të dy ndeshjet dhe forma e tij e mirë është vlerësuar shumë nga njohës dhe analistë të futbollit./Insajderi.com.