Rroba grash dhe rrahje – ushtarët turq keqtrajtojnë refugjatët sirianë

Rroba grash dhe rrahje – ushtarët turq keqtrajtojnë refugjatët sirianë

Disa refugjatë sirianë janë keqtrajtuar dhe poshtëruar nga policia turke, përderisa po bënin përpjekjet e tyre për të kaluar kufirin.

Fotografitë tregojnë refugjatët e zhveshur, në trup të vetëm të brendshmë të gjinisë femërore, me ngjyra të ndezura.

Incidenti thuhet se ka ndodhur në kufi, njofton Daily Mail.

Përpos përqeshjes së tyre me te brendshme grash, këta tre refugjatë sirianë ishin rrahur nga policia turke.

Fotografitë e incidentit ishin ndarë nga vet ushtarët, të cilët pas disa ditëve morën dënimin për keqtrajtim të refugjatëve./Insajderi.com