Rron Broja mund të ndahet me Shkupin gjatë afatit kalimtar të verës.
Mesfushori mitrovicas, që tek klubi i Shkupit luan prej vitit të kaluar, mund të bëhet qendër e afatit kalimtar të verës.
Lojtarit i ka skaduar kontrata me shkupjanët.
“Kontrata ma ka skaduar dhe fillimisht do të ulem të bisedojë me Shkupin për mundësinë e vazhdimit të kontratës”, thotë Broja për Gazetën Olle.
Deri më tani ai nuk është kontaktuar nga klubet e IPKO Superligës.
Mesfushori karrierën më të madhe e ka kaluar tek Trepça ’89, ndërsa ka qenë edhe kapiten i Kosovës U-21.