Rrugët e ngrira në Amerikë – aksidenti masiv me fatalitete ku u përfshinë 133 automjete

Rrugët e ngrira në Amerikë – aksidenti masiv me fatalitete ku u përfshinë 133 automjete

Rrugët e ngrira në Teksas çuan në një grumbullim masiv të makinave në Fort Worth të enjten në mëngjes dhe bëri që autoritetet të nxisin banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Të paktën gjashtë persona u vranë në aksident, i cili përfshiu 133 automjete, njoftoi FOX 4 i Dallas-Fort Worth. Rreth 60 njerëz u transportuan në spitalet e zonës, shtoi raporti, njofton Insajderi.

“Skena që pamë sot është me të vërtetë, ndoshta, ndryshe nga çdo gjë që secili prej nesh ka parë dhe ne i lutemi Zotit që të mos e shohim më kurrë”, tha shefi i policisë së Fort Worth, Neil Noakes. “Zemrat, mendimet dhe lutjet tona u drejtohen të gjithëve që preken negativisht nga ky aksident tragjik”.

Përplasja e parë në varg ndodhi rreth orës 6:15 të mëngjesit të enjten, tha Noakes, duke shtuar se akulli në rrugë dukej të ishte një faktor. Aksidentet u shtrinë për gati 2 kilometra përgjatë rrugës, njoftoi FOX 4.

Më poshtë mund të ndiqni një video nga momenti i përplasjeve të automjeteve. /Insajderi.com