Biri i një rojeje bregdetare, i rritur nëpër rrugët e një prej lagjeve më famëkeqe të Stambollit, i shtrënguar nga varfëria në të cilën dergjej familja e tij të shiste nëpër rrugë limonada dhe simite, Erdogan ka marrë një arsim islamik shumë të ngurtë, përpara se të diplomohej në administrim biznesi në Universitetin e Marmarasë.
Në dritën e asaj që ka ndodhur në të kaluarën duket e vështirë të mendohet se sot ai përfaqëson një lider të një shteti i bazuar në fenë islame, duke pasur parasysh faktin se në vitin 1998 Erdogan ishte burgosur me akuzën e nxitjes së urrejtjes fetare pse ka sfiduar shekullarizimin dogmatik turk duke recituar fjalë militomi islamik.
Tifoz futbolli, lojë në të cilën ka luajtur si profesionist gjatë viteve të universitetit, tash Erdogan është mysliman konservator, që deri pak kohë më parë e shmangte dhënien e dorës grave dhe preferonte që të mos ulej në tavolinë në qoftë se shokët e tavolinës konsumonin pije alkoolike.
Rasti i parë për të demonstruar aftësitë politike të tij, pas vitesh militomi në Partinë Refah, i është paraqitur kur u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994.
Efektiv dhe karizmatik, nga kjo përvojë siguroi një konsensus të madh pse ka përballuar me aftësi çështje si mungesa e ujit, ndotja dhe trafiku metropolitan, megjithëse ka tentuar edhe që të ndalojë shitjen e pijeve alkoolike në vendet publike.
Duket sikur diplomimi i tij në menaxhim biznesi ka rezultuar i dobishëm për të shëndoshur financat e një prej qyteteve më kaotike dhe të mbipopulluara në botë dhe lufta e tij kundër korrupsionit i ka garantuar mbështetjen e klasave popullore, në pjesën më të madhe të fesë islamike dhe të biznesit të vogël, i lodhur nga keqqeverisja.
Por kjo bien në ujë kur krahasohet me evoluimin e shoqërisë turke që ka sytë ka Evropa.
Tani që ai është bërë një president autokrat ku ka të drejtë të vendos vetë gati për gjithçka, vendi duket se po largohet nga brigjet perëndimore për të shikuar nga Lindja.
Procesi i gjatë dhe i lodhshëm në Bashkimin Evropian, i nisur në tetor të 2005 dhe i avancuar me vendosmërinë e Erdoganit, duket akoma larg nga një zgjidhje e mundshme.
Tani që Turqia, për t’iu shmangur standardeve evropiane, ka arritur ta reduktojë rolin e ushtarakëve dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të përmirësojë paraqitjet e ekonomisë kombëtare dhe tash me ndryshimin e Kushtetutës, Erdogani duket më pak i interesuar ndaj fatit të kësaj “fejese të përjetshme” me Evropën dhe është i gatshëm të shikojë tjetërkund.
I njëjti Erdogan që, për largpamësi politike apo për oportunizëm, vazhdon që të mbështesë shpirtin evropian të Turqisë, në vitet e fundit ka filluar që të dizenjojë një profil të ndryshëm të politikës së jashtme turke.
Pas Grushtit të Shtetit më 12 Shtator 1981, Erdogan’i u bë pjesë e Partisë Refah. Në vitin 1994 Erdogani ishte kandidat për Kryetar Komune të Stambollit, ku në këto zgjedhje, u zgjodh Kryetar Komune të Stambollit. Gjatë kohës së qeverisjes së tij si Kryetar Komune të Stambollit, ai luftoi për asgjësimin e kontrabandave në Stamboll.
Pasi Gjykata Kushtetuese e mori vendimin që të mbyllet Partia e Fazilet’it, deputetët e këtij subjekti politik, filluan të punojnë për një Parti të re, dhe deputetët u ndanë ne dy rrugë. Atë të “Tradicionalistëve” dhe “Reformistëve”.
Më udhëzimin e Recai Kutan u formua Saadet Parti, që u krijua nga Tradicionalistët. Ndërsa Erdogan vazhdoi rrugën duke krijuar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (turq; Adalet ve Kalkinma Partisi)në vitin 2001, ku u zgjodh si lideri i këtij subjekti.
Me të ardhur në pushtet, Erdogan ka shprehur haptas Politikën e Turqisë për Bashkimin Evropian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian, dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturale. Insistimet e Turqisë për të anëtarësuar në BE, bëri një përshtypje të ri që Turqia u orientua kah Perëndimi.
Protagonist i rikthimit të Turqisë
Protagonist i politikës ndërkombëtare për shkak të pozicionimeve luftarake dhe aftësive të tij për të ndjekur një politikë autonome, të pavarur nga aleatët e tij “tradicionalë”, me biografinë e tij, Erdogani duket se pasqyron kontradiktat dhe identitetet që përbëjnë imazhin kaleidoskopik të Turqisë së mijëvjeçarit të ri.
Për më shumë se 80 vjet, Turqia ka treguar një imazh zyrtar të vetes që përfaqësonte pak mendimin dhe idetë e njerëzve të thjeshtë. Mustafa Kemali, babai i famshëm i turqve, e kish drejtuar popullin e tij drejt konsolidimit të një shteti – komb modern dhe shekullar, duke abroguar autoritetin e Perandorisë Otomane, “e sëmura e madhe e Europës”, që shembej nga goditjet e lëvizjeve indipendentiste.
Qysh atëhere, klasa e re drejtuese turke ka ndjekur me fanatizëm ideologjinë kemaliste dhe ka kërkuar që të eliminojë çdo mbeturinë të së kaluarës perandorake dhe ta bëjë Turqinë më të ngjashme me Europën fqinje./Insajderi.com