Në sezonin e tij të parë me Manchester Cityn, Ruben Dias, është emëruar lojtari i vitit në Premier League, transmeton Insajderi.
Dias ishte në garë me bashkëlojtarin e tij, Kevin De Bruyne, i cili e kishte fituar këtë çmim vitin e kaluar, dhe sulmuesin e Tottenhamit Harry Kane.
Të tre ishin në këtë listë, bashkangjitur me Bruno Fernandes, Jack Grealish dhe Mohamed Salah.
Mesfushori i West Ham, Tomas Soucek dhe Mason Mount ishin të nominuar gjithashtu.
Pasi iu bashkua Cityt nga Benfica për 65 milion funte, Dias zhvilloi 32 paraqitje në ligë këtë sezon, ku shënoi një gol dhe 15 herë mbajti portën e paprekur./Insajderi.com