Mbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Dias është shpallur si lojtari i vitit në Premier Ligën angleze, njofton Insajderi.
Dias u zgjodh nga 500 gazetarë të sportit në Angli duke triumfuar mbi shokun e skuadrës Kevin De Bruyne dhe sulmuesin Harry Kane.
Mbrojtësi 24 vjeçar zhvilloi një sezon fantastik me “qytetarët” duke u bërë lojtar kyç në mbrojtjen e skuadrës së Guardiolës.
Ndërkohë vetë lojtari u treguar modest për arritjen e tij duke u shprehur se këtë çmim e meriton e gjithë skuadra dhe jo vetëm ai.
“Është një privilegj i madh për mua unë jam shumë i lumtur. Unë nuk mund ta bëja atë pa suksesin e skuadrës, pa të gjithë shokët e skuadrës që meritojnë të jenë këtu”.
Dias, u transferua në verën e kaluar nga skuadra e Benficës dhe cilësohet si një ndër mbrojtësit më të fortë në Europë, teksa ishte një zgjedhje personale e teknikut spanjoll Pep Guardiola i cili i besoi menjëherë repartin defensive mbrojtësit portugez. /Insajderi.com
Ruben Dias has been named as the FWA Footballer of the Year 🏆 pic.twitter.com/cOVj6i9qGY
— Goal (@goal) May 20, 2021