Ruben Dias me lot në ndeshjen e fundit për Benfica – ai po shkon te City

Ruben Dias me lot në ndeshjen e fundit për Benfica – ai po shkon te City

Ruben Dias, ka luajtur ndeshjen e tij të fundit em klubin e Benfica, para se ai të udhëtojë për në Angli, te Manchester City.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për mua dhe isha në gjendje ta kurorëzojë me gol ishte diçka shumë e veçantë”.

“Të gjithë në klub e din pse ishte e veçantë kjo ndeshje për mua dhe ta bartja edhe shiritin e kapiteni ishte diçka fantastike”, deklaroi Dias pas ndeshjes me lot në sy.

Dias, ka qenë kapiten në këtë ndeshje dhe ka realizuar një gol.

Raportimet e mediave në Angli dhe Portugali, janë se ai do të shkëmbehet me Nicolas Otamendi dhe do të ketë plus para, nga City, për ta realizuar këtë operacion./Insajderi.com