Rukiqi: Duhet një plan i zbatueshëm për Rimëkëmbjen Ekonomike

Rukiqi: Duhet një plan i zbatueshëm për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, deklaroi se nevojitet një plan i zbatueshëm për Rimëkëmbjen Ekonomike, njofton Insajderi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 20 milionë euro për disa sektorë të ekonomisë të cilët u preken nga kufizimet anti-COVID të ditëve të fundit.

Rukiqi, këtë ndihmë qeveritare e quajti vetëm një element, pasi sipas tij ka edhe elemente të tjera.

Ai gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, tha se me projeksionet që shihen tash ekonomia e Kosovës do të ketë shumë sfida deri më 2023 për të riparuar dëmet të cilat i ka shkaktuar pandemia.

“Ne jemi të interesuar me pa një program të rimëkëmbjes ekonomike që është i zbatueshëm. Ne dhe vitin e ardhshëm ne duhet me pa masa për me e rikthyer trendin pozitiv”, tha Rukiqi. /Insajderi.com