Rukiqi: Është koha për t’i larguar masat kufizuese në sektorin e ekonomisë

Rukiqi: Është koha për t’i larguar masat kufizuese në sektorin e ekonomisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar që të largohen masat kufizuese për sektorin e ekonomisë, të cilat ishin vendosur për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID-19.

Me anë të një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë se sot as dy përqind e të testuarve nuk kanë rezultuar pozitiv, gjë që tregon se sipas tij, ka ardhur koha që të largohen masat kufizuese për çdo sektor të ekonomisë.

“Sot, as 2 % e të testuarve nuk kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Koha është që masat kufizuese për secilin sektor të ekonomisë të largohen”, ka shkruar ai.

“Koha që verën ta presim të hapur dhe me gjallërinë me të cilën karakterizohet. Turizmi veror (vizitat nga mërgimtarët) janë infuzioni i domosdoshëm për ekonominë tonë”, thuhet më tej në postimin e Rukiqit. /Insajderi.com