Rukiqi: Këtë vit prioritet të mbahet ekonomia e hapur, të mos rritet dëmi ekonomik

Rukiqi: Këtë vit prioritet të mbahet ekonomia e hapur, të mos rritet dëmi ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovë, Berat Rukiqi, ka deklaruar se rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4 për qind, njofton Insajderi.

Sipas tij, një ndër shkaqet për këtë është jostabiliteti politik në vend.

Rukiqi shtoi se për këtë vit, prioritet është që të mbahet ekonomia e hapur dhe të mos rritet dëmi ekonomik.

“Edhe këtë vit është vështirë për ta projektuar rritjen ekonomike. Ne po shpresojmë që do të arrijmë ta mbajmë ekonominë hapur dhe ta menaxhojmë situatën me pandeminë në mënyrë që të mos rritet dëmi ekonomik që ka qenë i konsiderueshëm vitin e kaluar. Por shenjat e para janë që edhe ky tre mujor i parë i këtij viti nuk do të jetë i lehtë për ekonominë anembanë globit e sigurisht edhe në Kosovë”, ka thënë ai për EO.

“Edhe një arsye shtesë që është goxha problematike në projeksionet e rritjes ekonomike është jostabilitet politik. Fakti që ne kemi zgjedhje të shpeshta nuk e dimë çka do të prodhojë ky cikël zgjedhor a do të prodhojë stabilitet mirëpo në këto raste na mbetet m’i iu referua shifrave zyrtare dhe diku projeksionet janë 3.5 deri në 4% që mund të ketë rritje ekonomike këtë vit”, shtoi Rukiqi.

Sipas tij, qeveria edhe pse është në detyrë e ka buxhetin dhe mund ta shpenzojë për në përkrahjen e bizneseve.

“Qeveria është në detyrë që ka funksionet bazike përkrahjen për bizneset e cila e ka edhe buxhetin dhe përderisa mund ta shpenzojë buxhetin. Në këso situata qeveria në raport me përkrahjen ekonomike, me vazhdimin e investimeve kapitale mund t’i kryejë detyrat”. /Insajderi.com