Rukiqi: Kjo javë është vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps

Rukiqi: Kjo javë është vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj masave të vendosura gjatë ditëve të vikendit nga Ministria e Shëndetësisë.

Rukiqi thotë se kjo javë është vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps, madje sipas tij për rimëkëmbjen ekonomike as nuk diskutohet.

Kështu është shprehur ai përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë reagimin e gastronomëve duke thënë se kjo javë është vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps.

Veç kësaj, Rukiqi ka potencuar se para rimëkëmbjes duhet të sigurohet mbijetesa.

“Në rritje rezistenca për mbyllje nga ana e bizneseve, sidomos mbyllje pa e siguruar asnjë mbështetje financiare. Sot në mëngjes kam pranuar edhe dhjetëra thirrje nga sektorët tjerë:

– Tregtia me pakice

– Qendrat tregtare

– Ndërtimi

– Transporti

Është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë ne kolaps. Për rimëkëmbje as nuk diskutohet. Tani para rimëkëmbjes duhet te sigurohet mbijetesë”, ka shkruar Rukiqi. /Insajderi.com