Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar programet e partive politike në fushën e ekonominë, njofton Insajderi.
Sipas Rukiqit, partitë po bëjnë oferta për skemat sociale, sektorin publik e ndërmarrjet publike, por nuk kanë projekt zhvillimor.
“Asnjë projekt zhvillimor, asnjë projekt që siguron stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, asnjë program konkret, për rritjen e shkathtësive të fuqisë punëtore.
Të mos harrojmë që në kohën kur partitë politike e proklamonin vullnetin e tyre për të garantuar sundimin e ligjit, të njëjtat, në mënyrë simultane, e shkelnin njërin ndër ligjet më të rëndësishme të kohës, pra Ligjin për Parandalimin dhe Menaxhimin e Pandemisë”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./Insajderi.com