Rukiqi: Mosliberalizimi i vizave pengesë e madhe për bizneset

Rukiqi: Mosliberalizimi i vizave pengesë e madhe për bizneset

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka deklaruar të martën se “Vizat janë bërë pengesë për bizneset në Kosovë”.

AI tha se kompanitë kanë kërkuar mbështetje nga Oda Ekonomike për t’u pajisur me “Visa Shengen”.

“Për shkak te kufizimeve te pandemisë, vetëm sa janë shtuar pengesat e pajisjes me vizë. Nuk ka termine, por edhe shume zyre konsullore nuk janë duke punuar fare. Si pasojë, qindra kontrata po rrezikohen dhe kostoja e eksportit po rritet”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Rukiqi mos-liberalizimin e vizave e quajti si “diskriminim ndaj kosovarëve” nga Bashkimi Evropian. /Insajderi.com

 

VIZAT, pengese e patejkalueshme per qytetaret dhe bizneset nga Kosova

Keto dite, si asnjehere me pare, jemi vershuar me…

Posted by Berat Rukiqi on Tuesday, 9 March 2021