Rukiqi: Nuk presim rikuperim të gjendjes ekonomike para vitit 2022

Rukiqi: Nuk presim rikuperim të gjendjes ekonomike para vitit 2022

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, deklaroi se nuk mund të flitet për rimëkëmbje ekonomike pa kaluar emergjenca shëndetësore përmes vaksinimit.

Sipas tij, në parashikimet më optimistë se Kosova do të ketë rritje prej 4.4 për qind, ai tha se nuk presin rikuperim të gjendjes para vitit 2022.

“Kjo ka disa parakushte që duhet kaluar dhe me këtë rritje ekonomike 4.4 për qind ne mund të rikuperojmë këtë rënie ekonomike mbi 6 për qind. Kjo është rënia më e madhe ekonomike që prej pas luftës”, theksoi Rukiqi në emisionin “Sot” të KTV-së.

Ai shtoi se Qeveria duhet ta parandalojë bankrotimin e kompanive, duke shtuar se duhet të merren veprime që e ruajnë këtë mirëqenie./Insajderi.com