Rumani: Zjarri shpërthen në njësinë e kujdesit intensiv të Covid-19 duke lënë të vdekur 10 persona

Rumani: Zjarri shpërthen në njësinë e kujdesit intensiv të Covid-19 duke lënë të vdekur 10 persona

Një zjarr në një spital që trajton pacientët COVID-19 në Rumani ka vrarë të paktën 10 vetë, sipas autoriteteve, transmeton Insajderi.

Zjarri të shtunën u përhap nëpër repartin e kujdesit intensiv të caktuar për pacientët me koronavirus në spitalin publik në qytetin e Piatra Neamt, tha Irina Popa, zëdhënëse e Inspektoratit vendor të Situatave të Urgjencës, raporton Al Jazeera.

Shtatë persona të tjerë pësuan djegie të rënda, përfshirë mjekun përgjegjës të njësisë, ku gjithsej 16 pacientë me COVID-19 ishin në ventilim artificial.

Ministri i Shëndetësisë Nelu Tataru u tha mediave lokale zjarri “ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga një qark i shkurtër”.

Piatra Neamt ndodhet rreth 353 km (219 milje) në veri të kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht.

Deri më tani, Rumania ka regjistruar më shumë se 353,000 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe gati 9,000 vdekje të lidhura. /Insajderi.com