Rummenigge: Klopp gjithmonë ishte i zënë

Rummenigge: Klopp gjithmonë ishte i zënë

Karl-Heinz Rummenigge ka folur për Bild, duke sqaruar ‘çështjen’ Klopp për gjithë mbështetësit e ekipit të famshëm gjerman Bayern Munich.

‘Klopp e unë jemi takuar shpesh. Kujtoj mirë verën e 2012: përfunduam në vendin e dytë në kampionat dhe pësuam humbje në dy finale, në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë, duke u mundur 2-5 nga Borussia Dortmund’.

‘Klopp po vraponte buzë detit e unë mendova: “Oh Zot i madh”. Bëri edhe një devijim që të më përshëndeste. Nuk e di nëse donte  të tallej apo kishte tjetër gjë në mendje. Më shtrëngoi dorën dhe ishte shumë i sjellshëm me mua e familjen time’.

Rummenigge tha për Bild se ndoshta ai ishte momenti perfekt për ta ftuar të bëhet trajner te Bayern Munich.

‘Sa herë kërkonim trajner, Klopp ishte nën kontratë. Sidoqoftë në vitet e fundit kemi qenë me fat me trajnerët: Heynckes, van Gaal e tani edhe Flick. E kam ditur gjithnjë që Jurgen ishte një ndër tre apo katër trajnerët më të mirë në Evropë. U lumturova për të kur fitoi Champions League. E tani jam i gëzuar edhe që fitoi Premier League’.

Insajderi.com