Mesfushori I Bayern Munich, Thiago Alcantara, ka kërkuar largimin nga klubi i gjerman, për të provuar një aventurë tjetër në karrierën e tij.
“Ai(Alcantara) ka biseduar me Hasan Salihamidzic gjërë e gjatë dhe ai ka shprehur dëshirat e tij për largim, pasi ai ka thënë se dëshiron të provojë diçka të re, para se ta mbyll karrierën e tij” tha Rummenigge, transmeton Insajderi.
“Ne nuk e dimë nëse ai ka kontaktuar ndonjë klub, por në adresë tonë, nuk ka ardhur asnjë ofertë nga ndonjë klub” përfundoi kryetari I ekipit të Bayern.
Ekipi kryesor që llogaritet si favorit për nënshkrimin me të, është kampioni I ri I Premier Ligë, Liverpool, pasi lojtari pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp./Insajderi.com.