Rumania, shteti i parë në BE që po e transferon ambasadën në Jerusalem

Rumania, shteti i parë në BE që po e transferon ambasadën në Jerusalem

Qeveria rumune ka vendosur që ambasadën e vendit të vet në Izrael ta bartë në Jerusalem dhe kur të ndodh kjo do të jetë vendi i parë në BE i cili do ta bëjë këtë, duke e përcjellë shembullin e SHBA.

Shefi i socialdemokratëve në qeveri Liviu Dragnea ka deklaruar se “vendimi është marrë dhe se kanë filluar procedurat”, kanë transmetuar mediet botërore.

Sipas shkrimit të “Jerusalem Post”, vendimi për këtë është marrë të mërkurën mbrëma, kur është miratuar dokumenti për fillimin e bartjes së ambasadë në Jerusalem, edhe pse zyrtarisht ky vendim nuk është kumtuar.

Zëdhënësi i qeverisë nuk ka dashur të komentojë këtë dokument i cili, siç pretendohet, është miratuar në mungesë të ministrit të jashtëm Teodor Meleskanu, i cili gjendet në vizitë në Tunizi.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar në dhjetor të vitit të kaluar se vendi i tij do ta transferojë ambasadën në Jerusalem.

Këtë shembull disa javë më pas e ka përcjellë edhe Guatemala./Insajderi.com.