
Rreth një mijë e 400 mbështetës të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, janë arrestuar të martën nga policia ruse, transmeton Insajderi.
Arrestimi u bë gjatë protestave kundër vendimit të gjykatës në Moskë për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar Navalny.
Navalny i tha gjykatës së prapa burgimit të tij qëndrojnë “urrejtja dhe frika” e presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Navalny thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë dënuar vendimin e gjykatës, duke kërkuar që udhëheqësi i opozitës ruse të lirohet menjëherë./Insajderi.com