Rusia ka akuzuar vendet perëndimore për inkurajimin e tubimeve në mbështetje të liderit të opozitës, Alexei Navalny.
Dhjetëra mijëra qytetarë rusë sfiduan një prani të rëndë policore për t’u bashkuar me tubimet e së shtunës.
Më shumë se 3,500 u arrestuan, raporton BBC, transmeton Insajderi.
Por zëdhënësi i presidentit, Vladimir Putin të nesërmen pretendoi se vetëm “disa” njerëz kishin dalë në protesta.
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian takohen të hënën për të diskutuar përgjigjen e tyre, me thirrjet për sanksione të rritura.
Ministrat e jashtëm të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë po kërkojnë “masa kufizuese kundër zyrtarëve rusë përgjegjës për arrestimet”. /Insajderi.com
Hypocrites continue to inflate the fake #Navalny case to interfere into internal affairs of our country. This is a professionally prepared provocation, encouraged by embassies of Western countries, including US Embassy in Moscow.
— Russian Embassy, UK (@RussianEmbassy) January 24, 2021