Rusia arrinë fitore minimale përball Finlandës

Rusia arrinë fitore minimale përball Finlandës

Rusia ka arritur të fitoj ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve përball Rusisë, shkruan Insajderi.

Finlandezët e nisin në mënyrën më të mirë takimin pasi arritën të shënojnë gol qysh në minutën e tretë të takimit, por goli u anulua pasi vetë Pohjanpalo ishte në pozitë jashtëloje.

Minutat në vazhdim të pjesës së parë u  takuan tërësisht rusve, të cilët dominuan lojën.

Ata arritën të shënojnë gol në minutat shtesë të pjesës së parë përmes Aleksei Miranchuk, i cili e dërgoi ekipin e tij në pushimin e pjesës së parë me një gol epërsi.

Pjesa e dytë solli një Finlandë krejtësisht tjetër.

Ata ishin shumë më kërkues në këtë pjesë në dallim me atë të parën.

Por, përkundër rasteve nga të dyja ekipet, rezultati nuk ndryshojë, duke u mbyllur ndeshja me rezultat 1-0 në të mirë të rusëve.

Ndeshjen e fundit të fazës së grupeve Finlanda do të luaj kundër Belgjikës, ndërsa Rusia do të ketë përball Danimarkën./insajderi.com


Fillon pjesa e dytë mes Finlandës dhe Rusisë


Përfundon pjesa e parë mes Finlandës dhe Rusisë

Ka përfunduar pjesa e parë mes Finlandës dhe Rusisë.

Kjo pjesa u karakterizua me dominim më të theksuar të rusëve, të cilët ishin shumë më kërkues se finalndezët.

Përkundër kësaj, Finanda shënoi gol qysh në minutë e tretë të takimit përmes Joel Pohjanpalo, por goli u anulua për shkak se lojtari gjendej në pozitë jashtë loje.

Pjesa e mbetur e pjesës së parë ishte thuajse tërësisht e rusëve.

Ata arritën të gjejnë golin e parë tek në minutat shtësë të pjesës së parë përmes, Aleksei Miranchuk, i cili dërgoi ekipin e tij në pushimin e pjesës së parë me një gol epërsi.


Fillon ndeshja mes Finlandës dhe Rusisë.