Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se ka dëbuar atasheun ushtarak të Rumanisë, Cristian Istrate, në një lëvizje hakmarrëse, transmeton Insajderi.
Ministria ruse tha se vendimi është marrë në përgjigje të veprimit të muajit të kaluar të Rumanisë për shpalljen person të padëshiruar të një ndihmësi të atasheut ushtarak në ambasadën ruse në Bukuresht, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ministrisë po ashtu theksohet se Istrate duhet të lëshojë vendin brenda 72 orëve. /Insajderi.com