
Rusia sot (të mërkurën) ka ndërmarrë masa reciproke duke dëbuar dy diplomatë kolumbianë, transmeton Insajderi.
Ambasadori i Kolumbisë, Alfonso Caballero u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë ku iu dorëzua notë proteste për shkak të vendimit nga vendi i tij që të dëbojë dy diplomatë rusë nga kryeqyteti kolumbian, Bogota.
Ai u informua se dy diplomatë kolumbianë që punojnë në Moskë janë shpallur persona “non grata”, tha ministria ruse në një deklaratë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në muajt e fundit, ka pasur dëbime të diplomatëve rusë nga kryeqytetet evropiane për përfshirjen e tyre të pretenduar në aktivitetet e inteligjencës.
Kolumbia ishte një nga vendet e para në Amerikën e Jugut që mori masa të tilla kundër Rusisë. /Insajderi.com