Rusia e ka dënuar një amerikan, nën aludimin se ai është spiun që po ndërhynte në punët e brendshme të Rusisë. SHBA-të thonë se s’është ashtu, dhe se ky dënim do t’i dëmtojë raportet.
Rusia ka dënuar ish-marinsin amerikan, Paul Whelan, me 16 vjet punë të detyrueshme nën akuzat për spiunim, shkruan BBC njofton Insajderi.
Ai ishte arrestuar në një dhomë hoteli në Moskë, 18 muaj më parë dhe i ishte kapur një USB, në të cilën oficerët thonë se mbanë sekrete shtetërore.
Gjykata e Qytetit në Moskë e ka shpallur fajtor për “posedim të paligjshëm të informacionit të klasifikuar”.
Whelan – që është gjithashtu shtetas i Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës, e ka quajtur gjykimin e tij si “të turpshëm”.
Ambasadori i SHBA-ve në Moskë, John Sullivan, po ashtu e ka vlerësuar gjykimin si të padrejtë dhe pa transparencë dhe ka deklaruar se ky gjykim do t’i dëmtojë marrëdhëniet Rusi – SHBA.
“Ky gjykim sekret në të cilin asnjë provë nuk është paraqitur është agresion ndaj të drejtave të njeriut dhe normave legale ndërkombëtare”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës amerikane në Moskë./Insajderi.com