Rusia dërgon armatim të rëndë në Siri [FOTO]

Rusia dërgon armatim të rëndë në Siri [FOTO]

Dy anije luftarake ruse të ngarkuara me mjete ushtarake janë parë rrugës për në Siri pasi bombardimet e ditës së premte të udhëhequra nga SHBA-të shkatërruan tre objekte që dyshohet se ishin fabrika armësh kimike.

Një anije transportuese Alligator u fotografua teksa lundronte nën urën e Bosforit dje në një moment kur bota por pret të shohë përgjigjen e Vladimir Putinit ndaj aksioneve të koordinuara ushtarake në Siri të javës së kaluar.

Anija u pa rrugës për te baza detare e tartusit në brigjet e Sirisë së veriut.

Në kuadër të zhvendosjes së katërt të pajisjeve ushtarake ruse në vendin e rrënuar nga lufta anijet u panë të ngarkuara me tanke, kamionë, ambulanca dhe radarë.

Gjithashtu edhe një anije e verdhë transportuese “Alexandr Tkachenko” u fotografua teksa i drejtohej Tartusit dhe në të ishin të ngarkuara mjete lundruese patrulluese të shpejtësisë së lartë, një strukturë ure e përkohshme dhe disa kamionë. Fotot u publikuan në rrjetete sociale nga vëzhguesi i bazës detare të Bosforit Yörük Işık.

Një gjë e tillë ndodh pas fushatës të së premtes kundër regjimit të Bashar al-Assadit dhe sulmit me armë kimike që vra brutalisht 75 civilë.