Rusia dhe Kina po punojnë për ta zbuluar vaksinën kundër virusit vdekjeprurës

Rusia dhe Kina po punojnë për ta zbuluar vaksinën kundër virusit vdekjeprurës

Një mision diplomatik rus njoftoi se Kina dhe Rusia janë duke punuar së bashku për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit dhe se mostrat e virusit tashmë janë dërguar në Moskë për analiza.

“Ekspertët rusë dhe kinezë e kanë filluar punën për zbulimin e një vaksine”, njoftoi konsullata ruse në provincën Guangzhou përmes një deklarate.

Rusia, e cila ende nuk ka ndonjë rast të regjistruar, të martën e filloi kontrollimin e të gjithë turistëve që po ktheheshin nga Kina, shkruan “Reuters”.

“Pala kineze e ka dorëzuar gjenomin e virusit në Rusi, duke ua mundësuar shkencëtarëve tanë që të zhvillojnë teste të shpejta për identifikimin e virusit në trupin e njeriut brenda dy orëve”, thuhet në këtë deklaratë.

Përpos bashkëpunimit në fushën e mjekësisë, konsullata njoftoi se mes vendeve ka pasur bisedime edhe për evakuimin e qytetarëve rus nga qyteti Wuhan, i cili është epiqendra e koronovirusit.

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, dha urdhër për hartimin e një plani nga autoritetet për sigurinë e konsumatorëve për parandalimin e përhapjes së koronovirusit.

Për më tepër, Rusia i ka mbyllur disa pikë-kalime kufitare me Kinën në territorin e skajshëm lindor deri më 7 shkurt.