
Turqia dhe Rusia e kanë nënshkruar sot një memorandum për heqjen e sanksioneve tregtare ndaj njëra-tjetrës, njoftojnë burime nga presidenca turke.
Kjo marrëveshje vjen pasi që Moska dhe Ankaraja u pajtuan gjatë këtij muaji për t’i rregulluar mosmarrëveshjet tregtare.
Memorandumi është nënshkruar nga zv/kryeministri i Turqisë, Mehmet Simsek, dhe homologu i tij rus, Arkady Dvorkivich, në Stamboll, njoftojnë këto burime.
Nënshkrimi i marrëveshjes shënon një hap të rëndësishëm drejt normalizimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes Turqisë dhe Rusisë, sipas zyrtarëve turq dhe rusë.
Një krizë diplomatike pasi që Turqia e rrëzoi një aeroplan luftarak të Forcave Ajrore të Rusisë në vitin 2015 afër kufirit turko-sirian bëri që të dy vendet të vendosin sanksione tregtare ndaj njëra-tjetrës.
Edhe pse marrëdhëniet mes dy vendeve janë normalizuar qe atëherë, disa sanksione tregtare kanë mbetur në fuqi.
Si pasojë e kësaj mosmarrëveshje, furnizimet ruse me drithëra në Turqi u ndaluan.
Turqia është importuesi më i madh pas Egjiptit i grurit rus, dhe gruri rus është njëri nga burimet më të rëndësishme të furnizimit për mullinjtë e miellit në Turqi./Express/