
Një gjykatë ruse ka urdhëruar gjobitjen e liderit opozitar, Aleksei Navalny dhe dy bashkëpunëtorëve të tij për shpërndarjen e materialeve të një marshi të paautorizuar në Moskë, gjatë muajit të kaluar.
Navalny ka thënë se policia ka shkuar në shtëpinë e tij dhe e ka dërguar atë në gjykatë ku është gjobitur për shpërndarje të materialit dhe ftesë për pjesëmarrje në marsh, përmes një videoje në kanalin YouTube.
Navalny, i cili ka njoftuar se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të marsit 2018, ka thënë se marshi ka qenë i ligjshëm.
Tre personat janë gjobitur me shumën prej 4,140- 4,960 dollarë.
Ndonëse Navalny, ka deklaruar vullenetin për të kandiduar, autoritetet zgjedhore të Rusisë, kanë thënë në qershor, se dënimi i tij i suspenduar për përvetësim, nuk i jep të drejtë për qenë pjesë e zgjedhjeve.
Lideri opozitar, Navalny, ka organizuar dy protesta masive gjatë këtij viti, në Rusi.
Ai ka qenë i burgosur për 25 ditë, për shkak të organizimit të protestës së qershorit.