Rusia ka humbur kontaktet me një satelit të motit vetëm disa orë pas lëshimit të tij nga një kozmodrom i ri.
“Kontakti nuk u krijua sepse nuk është në orbitën e planifikuar”, tha agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.
Sateliti Meteor-M është bartur me një raketë Soyuz. Lëshimi është bërë në orën 14:41, sipas kohës lokale, nga kozmodromi Vostoçni në Lindjen e Largët Ruse.
Ky është lansimi i dytë nga kjo bazë, e cila është hapur vitin e kaluar. Satelitë më të vegjël kanë qenë po ashtu në bord.