
Interpoli ka zgjedhur si president për një mandat dy vjeqar Kim Jong-yang nga Korea e Jugut, duke e lënë pas pretenduesin rus, i cili është akuzuar për keqpërdorimin e sistemit të organit ndërkombëtar të policisë.
Jong-yang u zgjodh nga 194 shtete anëtare të Interpolit në një takim të kongresit vjetor i cili u mbajt në Dubai.
Ai mundi Alexander Prokopchuk të Rusisë, i cili aludohej se do ta merrte postin e presidentit.
Kim Jong-yang do të shërbejë në krye të Interpolit për dy vite të ardhshme kur edhe do të ndjek zhdukjen e ish-presidentit Meng Honwei, i cili u zhduk në një udhëtim në muajin shtator në Kinë/Insajderi.com