Rusia mbron Putinin nga përndjekja penale

Rusia mbron Putinin nga përndjekja penale

Dhoma e ulët e parlamentit rus Duma, ka mbështetur një projekt-ligj që u jep presidentëve rusë dhe familjeve të tyre imunitet nga ndjekja penale pasi ata të lënë detyrën.

Ky ligj është midis ndryshimeve kushtetuese të miratuara në një referendum në korrik. Mbështetësit e Presidentit Vladimir Putin dominojnë të dy dhomat e parlamentit.

Mandati i katërt i Putinit përfundon në 2024, por ndryshimet e lejojnë atë të kandidojë për dy mandate të tjera.

Ai është 68 vjeç dhe nuk ka pasardhës të dukshëm.

Projekt-ligji i imunitetit ringjall spekulimet në lidhje me të ardhmen politike të Putinit. Ai ka qenë në pushtet që nga viti 2000, duke ushtruar ndikim dhe patronazh të madh.

Kritiku i tij Alexei Navalny shkroi në Twitter: “Pse Putini ka nevojë për një ligj imuniteti tani?” Dhe pastaj ai pyeti: “A munden diktatorët të tërhiqen me vullnetin e tyre të lirë?”

Projektligji kaloi një lexim të parë në Duma të martën, ku shumica e deputetëve i përkasin partisë pro-Putin Rusia e Bashkuar. Tridhjetë e shtatë deputetë komunistë votuan kundër.

Do të ketë edhe dy lexime të tjera të Dumës, pastaj shkon në Këshillin e Federatës dhe te vetë Putini për t’u firmosur./Insajderi.com

BBC News