
U luajtën në orën 15:00, dy sfidat e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës ‘Qatar 2022’, njofton Insajderi.
Mali i Zi triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Gjibraltarit.
Vlen të theksohet fakti se te përfaqësuesja malazeze, u aktivizuan dy futbollistë me orgjinë shqiptare, Kristjan Vulaj dhe Fatos Beqiraj. Ky i fundit gjeti edhe rrugën e rrjetës në minutën e 25-të, ndërkohë që Vulaj u hodh në fushë në minutën e 26-të.
Në përballjen tjetër, mes Rusisë dhe Sllovenisë, triumfuan vendasit me rezultatin 2-1 falë dopietës së kapitenit Dzyuba. Me këtë triumf, Rusia mori kryesimin e Grupit H me gjashtë pikë në dy ndeshje. /Insajderi.com