Rusia: Navalny agjent i CIA-s

Rusia: Navalny agjent i CIA-s

Pas deklaratave të opozitarit rus, Alexei Nalvalny, se Putin fshihet pas helmimit të tij dhe e përshkroi momentin kur Novichok nisi të bënte efekt, si një çast kur nuk ndjen fare dhembje, por e kupton që po vdes, ka reaguar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, transmeton Insajderi.

Rusia ka akuzuar Alexei Navalnyn se po bashkëpunon me CIA-n, një ditë pasi kritiku i Kremlinit tha se Vladimir Putin ishte përgjegjësi për helmimin e tij.

“Unë do ta them në këtë mënyrë, pacienti nuk po punon me shërbimet e sigurisë perëndimore, por shërbimet e sigurisë perëndimore po punojnë me të,” u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov të enjten, raporton Independent.

“Ne kemi informacion që shërbimet e inteligjencës amerikane kanë punuar me të gjatë këtyre ditëve. Nuk do të ishte hera e parë që kjo ka ndodhur”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Peskov. /Insajderi.com