Rusia ngushëllon Ankaranë

Rusia ngushëllon Ankaranë

Moska zyrtare ka dërguar një telegram ngushëllimi për Ankaranë zyrtare, pas shpërthimit që ka ndodhur mbrëmë në kryeqytetin e Turqisë, raportojnë mediat turke

Telegrami i dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, përmban ngushëllime për popullin turk me rastin e sulmit terrorist ndaj ushtrisë turke.

“Nuk mund të ketë asnjë arsyetim i drejtë për këtë sulm barbar. Ata që e kanë bërë këtë sulm duhet të marrin dënimin e duhur”, është thënë në telegram, raporton Insajderi

Më tutje në këtë shkrim është thënë se të gjitha shtetet që luftojnë kundër terrorizmit ndërkombëtar duhet të bashkohen në mënyrë që të luftojnë të tilla sulme./Insajderi.com