Rusia përgatitë ushtrime ushtarake me përmasa të papara

Gati 130.000 ushtarë, më shumë se 20.000 sisteme të armatosura dhe rreth 600 fluturake nga tetë vende do të marrin pjesë në ushtrimin ushtarak strategjik të quajtur “Qendra-2019”, i cili do të mbahet prej 16 deri 21 shtator në Rusi, ka kumtuar ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Rusia përgatitë ushtrime ushtarake me përmasa të papara

“Në ushtrime do të përfshihen 128.000 ushtarë, më tepër se 20.000 autoblinda dhe tanke, rreth 600 fluturake dhe rreth 15 anije ushtarake dhe lundra për përkrahje”, pretendohet në kumtesë.

Ushtrimet do të mbahen në tetë poligone nëpër gjithë Rusinë, transmeton agjencia ruse e lajmeve TASS.

“Gjatë manovrave do të ushtrohen masat për shpërndarje të trupave të koalicionit e cila lufton kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe siguri ushtarake në rajonin strategjik të Azisë Qendrore”, ka pretenduar ministria.

Përveç Rusisë, në manovra do të marrin pjesë edhe njësitet nga Kina, India, Kirgistani, Kazakistani, Taxhikistani, Uzbekistani dhe Pakstani./Insajderi.com.