Rusia shënon 61 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Rusia shënon 61 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të koronavirusit, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 61 viktima në Rusi, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 20.385 vdekje, transmeton Insajderi.

Në anën tjetër, me 8.135 raste të reja pozitive me virus, në Rusi numri I përgjithshëm I personave të infektuar, ka arritur në  1.159.573, (afër një milionë e 200 mijë persona).

Ndërkohë, numri i të shëruarve ka arritur në 945.920 persona, me 2.702 persona të shëruar në 24 orët e fundit.

Që nga rasti i parë pozitiv në Rusi, janë kryer rreth 45.4 milionë teste për personat e dyshuar me koronavirus. /Insajderi.com