Rusia thirrje NATO-s dhe BE-së që Kosova t’i largojë Njësitet Speciale nga veriu

Rusia thirrje NATO-s dhe BE-së që Kosova t’i largojë Njësitet Speciale nga veriu

Ministria e Punëve të Jashtme në Rusi, ka bërë thirrje në drejtim të NATO-s dhe Bashkimit Evropian që të kërkojë nga Kosova tërheqjen e Njësiteve Speciale nga Veriu i Kosovës.

Siç raporton blici serb, “Rusia është e shqetësuar”, pasi konsideron se “nga një skenar i keq po kalohet në një tjetër, edhe më të keq”.

Lexo edhe:
Shqip.com shpall konkurs për gazetarë dhe praktikantë

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka mbetur “veç një marrëveshje e vdekur”.

Sipas saj, mënyra sesi po vepron Prishtina nuk fërkon assesi me dialogun e Brukselit.

 

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova

Veriu i KosovësSot shënon dita e nëntë që kur Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Kjo me qëllim që të zbatohet reciprociteti në targa.

Serbët lokalë u kundërpërgjigjen duke bllokuar rrugët kryesore.

Ndërsa, Ushtria e Serbisë është e pozicionuar pranë kufirit me Kosovën.

Poashtu, helikopterët serbë qarkulluan gjatë vikendit afër pikave kufitare. /Insajderi.com