Rusia thotë se ka vrarë qindra anëtarë të ISIS

Rusia thotë se ka vrarë qindra anëtarë të ISIS

Ushtria ruse ka thënë se sulmet ajrore në Sirinë lindore, kanë vrarë më shumë se 300 militant të Shtetit Islamik.

Ministri rus i mbrojtjes, ka thënë se sulmet ajrore në lindje të lumit Eufrat, kanë vrarë më shumë se 304 ushtarë dhe kanë lënduar 200 të tjerë.

Ministri po ashtu ka njoftuar se sulmet kanë goditur dhe shkatërruar një qendër të trajnimeve të grupit ekstremist.

Trupat kurde të Forcave Demokratike të Sirisë, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, po marshojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Rusia është mbështetëse e madhe e presidentit sirian, Basha Assad, trupat qeveritare të së cilës po përparojnë në provincën lindore të Deir el-Zour, me mbështetjen e sulmeve ajrore nga Rusia.