Rusia ultimatum Navalnyt: Kthehu ose përballesh me burg

Rusia ultimatum Navalnyt: Kthehu ose përballesh me burg

Shërbimi i burgut i Rusisë të hënën i dha një ultimatum kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, që të kthehet nga Gjermania menjëherë dhe të paraqitet në një nga zyrat në Moskë, në të kundërtën do të burgoset, transmeton Insajderi.

Navalny, një nga kritikët kryesor të presidentit, Vladimir Putin, u dërgua me aeroplan në Gjermani për trajtim në muajin gusht, gjersa kombet e tjera perëndimore thonë se ishte një përpjekje për ta vrarë atë me një agjent nervor “Novichok”.

Rusia ka thënë se nuk ka asnjë provë që ishte Navalny ishte helmuar dhe ka mohuar çdo përfshirje në incident, raporton reuters.

Shërbimi i burgut nuk përmendi asnjë afat, por Navalny publikoi një mesazh në rrjetet sociale të avokatit të tij, i cili tha se kishte kohë deri në orën 09:00 të së martës për t’u kthyer dhe të paraqitej në Moskë./Insajderi.com