Russia planifikon aprovimin e vaksinës për Covid-19 për dy javë pavarësisht frikës së pasigurisë

Russia planifikon aprovimin e vaksinës për Covid-19 për dy javë pavarësisht frikës së pasigurisë

Instituti Gameleya, me bazë në Moskë është duke planifikuar të aprovojë vaksinën për Covid-19 për përdorim të stafit mjekësor.

Rusia po bëhet kështu vendi i parë në botë që do të aprovojë vaksinën për Covid-19, pas dy jave, me datën 10 Gusht, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Drejtori i fondit shëndetsorë, Kirill Dmitriev ka folu për impaktin e mundshëm që do të ketë kjo vaksinë duke e ndërlidhur me Sputnik, satelitin e parë në botë, që u lansua nga Unioni Sovietik në 1957.

Ai tha për CNN se “Amerikanët u befasuan kur dëgjuan për Sputnik”

Edhepse për aprovimin e kësaj vaksine kanë mbetur 12 ditë, ka ende shumë gjëra që vihen në pyetje rreth kësaj vkasine.

Shteti rus nuk ka dhënë ndonjë informacion lidhur me testimin, duke mos e kjartësuar se sa e rrezikshme mund të jetë dhe cilat mund të jenë efektet anësore.

Përderisa vaksinat nëpër botë janë në fazën e tretë të testimit, vaksina ruse ende nuke  ka përfunduar fazën e dytë./Insajderi.com