Ryan Giggs nuk do të drejtojë ekipin kombëtar të futbollit të Uellsit në EURO 2020 pasi u akuzua për sulm ndaj dy grave, njofton Insajderi.
“Federata e Futbollit e Uellsit (FAW) ka shqyrtuar vendimin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës për të vazhduar me akuzimin e Ryan Giggs, menaxherit të ekipit kombëtar të futbollit. Në dritën e këtij vendimi, FAW mund të konfirmojë që Robert Page do të marrë rolin e menaxherit të ekipit kombëtar të meshkujve për turneun EURO 2020 të kësaj vere dhe do të ndihmohet nga Albert Stuivenberg”, theksoi federata e futbollit të premten.
“Një takim i Bordit të FAW do të thirret për të diskutuar këto zhvillime dhe ndikimin e saj në federatë dhe në ekipin kombëtar”, shtoi ai.
Menaxheri 47-vjeçar uellsian akuzohet për shkaktimin e lëndimit trupor të një gruaje të moshës 30-vjeçare, si dhe për sulmin tjetër ndaj një gruaje të moshës 20-vjeçare, për të cilat do të paraqitet në gjykatë më 28 prill. /Insajderi.com