Sa kosovarë vozisin Suzuki Vitara

Sa kosovarë vozisin Suzuki Vitara

Suzuki Vitara ka një histori të gjatë për prodhimtarinë e veturave, që janë më pak të kushtueshme dhe hynë në kategorinë e makinave të mëdha me dimensione 4×4.

Në rrugët e Kosovës qarkullojnë 822 automjete Suzuki Vitara, sipas të dhënave që ka siguruar KALLXO.com nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Suzuki Vitara ka filluar prodhimtarinë e makinave që nga viti 1998 dhe që vazhdon ende.

Modeli i një veture Suzuki Vitara GL+ i vitit 2018 fillon prej 13,800€.

Ndër veturat më të përdorura të Suzukit është modeli Grand Vitara apo i njohur edhe si Escudo.

Suzuki zyrtarisht ka ndërprerë gjeneratën e tretë Escudo në Japoni në prill 2017 (megjithatë do të vazhdojë në prodhimin për eksport). Në Indonezi, gjenerata e tretë ‘Grand Vitara’ u ndërpre në 2018. Ajo gjithashtu nuk është më në dispozicion në Evropë, në vendet e Azisë.

Për Kosovë, e autorizuar për shitjen e veturave Suzuki është kompania Auto Kaqandolli.