shënoi, asistoi dhe u ndëshkua me karton të kuq. Muriqi ishte protagonisti i fitores së" />

Sa ndeshje do të mungojë Muriqi pas ndëshkimit me karton të kuq?

Sa ndeshje do të mungojë Muriqi pas ndëshkimit me karton të kuq?

Vedat Muriqi shënoi, asistoi dhe u ndëshkua me karton të kuq. Muriqi ishte protagonisti i fitores së Fenebhaces kundër Gaziantep.

Muriqi do t’i mungojë bashkëlojtarëve të tij për ndeshjen e Kupës, që do të zhvillohet të martën kundër Kayserispor. Ndeshja e parë ka përfunduar baras pa gola dhe ndeshja e ditës së martë do të vendos se kush do të kualifikohet në rundin tjetër. Pra, Muriqi vetëm një ndeshje do të jetë i suspenduar.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin, tifozët dhe bashkëlojtarët e tij, pasi në fundjavën e ardhshme Fenerbahce zhvillon derbin me İstanbul Başakşehir.

Fenerbahce renditet në pozitën e tretë me 34 pikë, ndërsa İstanbul Başakşehir një pozitë më lartë me dy pikë më shumë, 36 pikë, më shumë mund të lexoni në Insporti.com.