Sa serb do të jenë prezent sonte në “Elbasan Arena”

Sa serb do të jenë prezent sonte në “Elbasan Arena”

Asnjë tifoz serb nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme të Ligës së Europës, por do të jenë 78 shtetas serbë si pjesë e delegacionit.

Burime pranë gazetës Panorama bënë me dije se veç delegacionit prej 50 vetash, që do të ndjekin ekipin në “Elbasan Arena”, klubi i Partizanit të Beogradit aplikoi edhe për 100 vende për punonjësit e mediave, përfshi këtu gazetarë apo foto-reporter që dëshironin të ndiqnin nga afër këtë takim, shkruan Insajderi.

Megjithatë, klubi pranoi kërkesat vetëm për 28 prej tyre. Në këto kushte, do të jenë plot 78 shtetas serbë të pranishëm në takimin mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Ndërkaq, edhe në Beograd do të lejohen vetëm pjesëtarë të delegacionit dhe asnjë tifoz.